Që nga viti 2014, një grup prej 30-40 çiklistësh entuziastë marrin pjesë në turin vjetor, duke duke çikluar nëpër Kosovë, nëpër qytetet kryesore të vendit, duke përfshirë 500 km çiklizëm dhe 6000 metra ngjitje.
Pasioni për çiklizmin shkon përtej kësaj, këta çiklistë prej vitesh tashmë e mbështesin misionin e AMC-së organizatë jofitimprurëse e cila angazhohet në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve dhe nënave në Kosovë.
Këtë vit, si çdo edicion tjetër, Cycle Kosovo for Children rikthehet përsëri në mbështetje të organizatës tonë, më konkretisht për blerjen e pajisjeve mjekësore për Klinikën e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

CKC edicioni i 9-të do të organizohet me datat 15-18 Qershor! 🚴 🚵

Share.
Leave A Reply