Presidenti gjerman Frank Walter Steinmer kërkon kufizimin e emigracionit të paligjshëm në vend. “Numri i hyrjeve duhet reduktuar, kjo ështe e qartë”, deklaroi ai për ARD, duke shtuar se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm nëse Gjermania vendos kontrolle kufitare bashkë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.

Steinmeier insistoi po kështu që procesi i verifikimit të aplikimeve për azil për personat, që nuk kanë asnjë shans të fitojnë statusin e azilantet, të realizohet në kufijtë e jashtëm dhe njerëzit të kthehen mbrapsht që aty. “Nëse vendoset ky rregull, dhe jemi drejt kësaj rruge, për fat të mirë, atëherë mund të pakësohen edhe shifrat e të mbërriturve në Gjermani”, tha kreu i shtetit gjerman, që e pranoi se ky në fakt, do të jetë “një proces i mundimshëm” Në debat duhet hequr dorë prej formulimeve, që sugjerojnë, se ka një mundësi. Steinmeier bën thirrje, që federata, landet dhe komunat të veprojnë bashkarisht.

Gjatë fundjavës, edhe kancelari Olaf Scholz u shpreh për kufizimin emigracionit në rritje drejt Gjermanisë. “Numri i refugjatëve që synojnë të vijnë në Gjermani, është aktualisht shumë i lartë”, u shpreh ai për mediat vendase. Në Gjermani, është rritur ndjeshëm së fundi numri i emigrantëve të rinj. Nga janari deri në gusht 2023, sipas Bundesamt für Migration und Flüchtlinge (Bamf), kanë paraqitur kërkesë për azil 220.116 vetë, shumica nga Siria dhe Afganistani.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FrankWalterSteinmer#Germany#TopChannelNews

Leave A Reply